Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka qenë presidentja e parë femër në Kosovë dhe deri më tani edhe e fundit.
Ajo gjatë mandatit të saj ka qenë në qendër të mediave, sidomos për disa gafa që bënte gjatë fjalimeve të saj, shkruan ORAinfo.
Por, gjithashtu ajo që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen ka qenë veshja ekstravagante e ish-presidentes.
Atifetja tani është larguar nga politika dhe është aktive në projektin e saj Fondacioni Atifete Jahjaga.
Është mjaft aktive në rrjete sociale ku bën postime të ndryshme. Këto ditë ajo po qëndron në Washington ku nga atje ka postuar foto ku shihet më zonjë se kurrë./ORAinfo/