ATK-ja mbush arkën e shtetit me 211.4 milionë euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

ATK-ja mbush arkën e shtetit me 211.4 milionë euro

15:47 | 05 Qershor 2019

ATK-ja ka inkasuar 211.4 milion euro për 5 muaj.

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate për media ka publikuar statistikat e inkasimit për 5 muajt e parë të vitit 2019.

Administrata Tatimore e Kosovës për periudhën Janar-Maj 2019 ka treguar performancë të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave.

Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur 211.4 milion euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.2% apo 17.8 milion euro më shumë.

ATK ka deklaruar se rezultat i rritjes së të hyrave janë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve.

Rol të rëndësishëm sipas ATK-së në këtë rezultat të të hyrave ka edhe rritja e aktiviteteve në terren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore të pa shlyera të cilat aktivitete janë intensifikuar në masë të madhe e që do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!