ATK jep një lajm të mirë për bizneset

11:12 | 29 March 2021

ATK zgjat afatin për deklarimin dhe pagesën e tatimeve

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka zgjatur afatin për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e pasqyrave financiare, ashtu siç kërkohet me legjislacionin tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Sipas ATK-së, deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e publikuar, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi, përcjell Telegrafi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Në fund, ATK inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.

Komento: