ATK mbledh 35.6 milionë euro për pesë muaj

10:59 | 06 June 2022

Për pesë muaj, ATK mbledh 35.6 milionë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës i ka kaluar pritshmëritë për muajin maj, duke mbledhur të hyra më shumë sesa që ishte projeksioni, shkruan Express.

Përmes një komunikate për media, ATK ka njoftuar se për periudhën janar-maj të këtij viti janë mbledhur 35.6 milionë euro, 70.2 milionë më shumë se sa në periudhën e njëjtë për vitin 202.

“Këtë ritëm të inkasimit sigurisht e ka mundësuar përkushtimi maksimal i menaxhmentit dhe stafit të ATK-së, duke realizuar shume aktivitete, të cilat kanë përmirësuar performancen e ATK së, duke u nisur nga inkasimi dhe trajtimi i borxheve, avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetareve, si dhe intensifikimi i bashkëpunimeve me institucionet e vendit”, thuhet në komunikatë.

Komento: