Atletico bën transferimin më të shtrenjtë në histori, po sjell yllin e madh

16:24 | 17 Qershor 2019

Atletico Madrid ka realizuar transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit.

Atletico Madrid do të finalizojë nënshkrimin me Joao Felix nga Benfica dhe njoftimi pritet të bëhet në orët e ardhshme.

‘Los Rojiblancos’ ka fituar garën për blerjen e talentit portugez, duke mposhtur konkurrencën e skuadrës së Manchester Cityt.

Marca fillimisht e raportoi këtë transferim më 17 maj dhe Atletico tani do të paguajë klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh për të sjellë sulmuesin në ‘Ëanda Metropolitano’, transmeton lajmi.

Kjo shifër do të shihte Felix të bëhej nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Atleticos duke kaluar Thomas Lemar.

Shpenzimet aq të mëdha për një 19-vjeçar janë sigurisht një rrezikim nga bordi, por me Antoine Griezmann që largohet nga klubi këtë verë, Felix do ta bart përgjegjësinë e sulmit.

Sipas gazetës portugeze Record, Felix mund të jetë tashmë në Madrid duke kryer testet mjekësore.

Komento: