Atletico-Cutrone, vjen lajmi i papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Atletico-Cutrone, vjen lajmi i papritur

16:37 | 22 Shkurt 2019

Këto ditë u fol për agjentin dhe babanë e Patrick Cutrone, pasi që dyshja është parë në Wanda Metropolitano gjatë ndeshjes Atletico Madrid-Juventus.

Donato Orgnoni dhe Pasquale Cutrone ishin të pranishëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve dhe pati zëra se Cutrone mund ta braktisë Milanin përcjell ORAinfo.

Megjithatë, siç konfirmohet nga gazeta Tuttosport, nuk kishte kontakt me menaxhmentin e Colchoneros.
Ekipi Diego Simeone në sulm tashmë ka Diego Costa dhe Alvaro Morata, kështu që blerja e një sulmuesi tjetër nuk është një prioritet.

Avokati dhe babai i bombarduesit të ri të Milanit ishin në stadium thjesht për të parë ndeshjen./ORAinfo/

Komento: