Man Utd e dëshiron Felixin, por Atletico i cakton çmim të lartë.
Manchester United dëshiron të marrë Joao Félix në këtë merkato dimërore.
Siç ka mësuar Relevo, skuadra angleze është e gatshme të ofrojë katër milionë euro plus pagën e plotë për huazimin e portugezit deri në qershor, transmeton Gazeta Express.
Do të ishte një huazim i thjeshtë, pa mundësi blerjeje.
Por, Atletico Madrid kërkon 12-13 milionë euro për ta liruar deri në fund të sezonit yllin portugez.