Atletico ka një lajm të keq për Barcelonën pak orë para ndeshjes

12:06 | 06 Prill 2019

Barcelona dhe Atletico Madrid do të luajnë sonte në kuadër të La Ligës.

Diego Costa dhe Alvaro Morata janë rikuperuar dhe janë gati për sfidën me Barcelonën.

Diego Simeone ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për derbin me Barcelonën që do të zhvillohet sonte në “Camp Nou” nga ora 20:45.

Me skuadrën kanë udhëtuar edhe dy sulmuesit që ishin në dyshim, Alvaro Morata dhe Diego Costa.

Siç duket ata janë rikuperuar me kohë dhe janë gati për të zbritur në “Camp Nou”.

Komento: