Atletico Madrid dhe Chelsea përfundojnë në ‘paqe’ pjesën e parë

21:59 | 23 Shkurt 2021

Pjesë e parë e qetë mes Atletico Madrid dhe Chelsea.

Pas 45 minutave të zhvilluara, Atletico Madrid dhe Chelsea nuk kanë arritur të shënojnë ndonjë gol.

Të dy skuadrat kishin raste shënimi për gol, mirëpo nuk i shfrytëzuan asnjëra, shkruan lajmi net.

Së pari, Thomas Lemar në minutën e 14-të pati një rast të mirë, mirëpo goditja e tij nuk përfundoi në portë.

Timo Werner në anën tjetër, lëshoi një rast shumë të mirë shënimi pasi nuk goditi topin shumë mirë dhe ishte një pritje e lehtë për Jan Oblak.

Komento: