Atletico sfidon Juven për Milik.
Atletico Madrid i është bashkuar Juventusit në garën për sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik.
Sipas Corriere dello Sport, është tani edhe Diego Simeone që po kërkon yllin polak, përcjell lajmi.
Milik ka qenë i lidhur me një transferim te Juventus që nga ardhja e Sarrit në krye të skuadrës, i cili e kishte sjellë atë te Napoli, gjatë kohës së tij në stadiumin ‘San Paolo’.
Vlera e Milik është 50 milionë euro, shumë e cila duket vështirë e arritshme nga Juventus.
26 vjeçari polak, në 83 paraqitje te Napoli, ka shënuar 36 gola. Ai gjithashtu ka regjistruar edhe 49 paraqitje për kombëtaren, duke u regjistruar 14 herë në listën e golashënuesve.