Atletico Madrid konfirmon lëndimin e rëndë të yllit të skuadrës

15:49 | 25 May 2020

Ylli i skuadrës së Atletico Madridit e ka konfirmuar lëndimit e rëndë të yllit.

Atletico Madrid ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Joao Felix është lënduar gjatë stërvitjes.

Portugezi këtë sezon kishte pësuar lëndim dhe mungojë për disa muaj dhe ky fat i keq vazhdon ta përcjellë.

Sot (e hënë), Atletico përmes një njoftimi ka konfirmuar se 20-vjeçari ka pësuar lëndim në gju, ndërsa i është nënshtruar testimeve.

“Sulmuesi portugez vuan nga një ligështim i ligamentit koleterial të gjurit të majtë të shkallës së ulët, i është nënshtruar testeve në Klinikën Univeristare Navarra dhe është në pritje të evolucionit”, shënohej në njoftim.

Felix gjatë këtij sezoni për skuadrën e Diego Simeone ka bërë 28 paraqitje duke shënuar gjashtë gola dhe ndihmuar me tri asistime në të gjitha garat.

Komento: