Atletico Madrid me super-ofertë për Hysajn, merr këtë përgjigje nga Napoli

17:33 | 06 Qershor 2019

Hysaj ka marrë një ofertë nga skuadra e Atletico Madridit.

Napoli raportohet se ka refuzuar një ofertë zyrtare nga Atletico Madridi për mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.

Siç raporton “Radio Kiss Kiss Napoli”, Atletico ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e krahut, por shefi i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka konsideruar të pamjaftueshme dhe menjëherë e ka refuzuar.

Hysaj pritet të largohet nga klubi pasi nuk ka gjetur vend në ekipin e parë të Carlo Ancelottit.

Ai kishte shkëlqyer te kjo skuadër në kohën sa aty trajner ishte Maurizio Sarri që tani pritet t’i bashkohet Juventusit.

Një kalim i Sarrit te Juve, sipas raportimeve, shton gjasat për ribashkim me lojtarin kuqezi.

Komento: