Atletico Madrid merr lajmin e zi para ndeshjes me Bayern Munchen .
Skuadra e Atletico Madrid ka marr një lajm të keq para ndeshjes me Bayern Munchen në Ligë të Kampionëve.
Sulmuesi spanjoll, Diego Costa nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Costa është lënduar dhe pritet të mungoj deri në 3 javë. Në raportin mjekësor të Atletico Madrid thuhet se spanjolli ka dëmtuar muskujt e kofshës së majtë.
Përveç Costas, tek Atletico Madrid në dyshim janë edhe Vrsaljko, Gimenez dhe Niguez.