Atletico Madrid mposht Liverpoolin me këtë rezultat

23:23 | 18 Shkurt 2020

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar humbje nga Atletico Madrid.

Atletico Madridi e ka mundur 1:0 Liverpoolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por çdo mundësi për kualifikim në çerekfinale mbetet e hapur për të dy skuadrat në ndeshjen e kthimit.

Saul Nunez e realizoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit për skuadrën e Diego Simeones të martën në Ëanda Metropolitano.

Fitorja minimale e gjigantit spanjoll nënkupton se gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Anfield.

Komento: