Atletico Madrid mposht Valencian, këta janë lojtarët e ndeshjes

21:42 | 24 Prill 2019

Atletico Madrid arriti ta mposht Valencian me rezultat 3:2 në ndeshjen e xhiros së 34-të të La Ligës spanjolle.

Skuadrës së Barcelonës i duhet të presë së paku edhe një javë për të festuar titullin e kampionit në La Liga.

Është Atletico Madrid që ia ka prishur këtë festë me fitoren kundër Valencias.

Alvaro Morata, Antoine Griezmann dhe Andrea Correa kanë shënuar në këtë fitore të Atleticos.

Për skuadrën e Valencias, shënuan Kevin Gamerio dhe Dani Parejo./Lajmi/

Komento: