Atletico Madrid e lëshon pozitën e dytë, mposhtet nga Elche.
Atletico Madridi e ka lëshuar nga duart pozitën e dytë në tabelë në La Liga.
Ekipi i drejtuar nga Simeone u mposht në udhëtim nga Elche me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit spanjoll.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, kur realizoi Fidel, shkruan Gazeta Express.
Përkundër fitores, Elche mbetet e fundit në tabelë, pa shpresa për mbijetesë.
Në anën tjetër, Atletico Madrid tani është në vendin e tretë me 69 pikë, dy më pak se Real Madridi.