Atletico Madrid e do yllin e Real Madridit.
Drejtori i Atletico Madrid, Gil Marin, ka pranuar se skuadra e tij synon transferimin e James Rodriguez, i cili po kërkohet edhe nga Napoli.
Reprezentuesi i Kolumbisë është kthyer pas huazimit dy vjeçar te Bayern Munich, dhe nga Real Madrid pritet të largohet për 42 milionë euro.
Napoli kanë qenë skuadra favorite për të nënshkruar me të, por nuk janë të gatshëm për blerje të përhershëm, duke kërkuar fillimisht huazim një vjeçar.
“Unë e di që tifozët e Atletico Madrid do të donin James, dhe se trajneri ynë e pëlqen atë shumë”, ka deklaruar Gil.
“Ne e dimë që James nuk dëshiron të qëndrojë te Real Madrid, dhe se Real Madrid dëshiron shitjen e tij”.
“Do të ishte mirë që atë ta sjellim këtu. Kjo varet edhe nga presidenti i Real Madridit”.