Atletico Madrid po interesohet në yllin nga Serie A

15:22 | 07 Prill 2019

Atletico Madrid ka shfaqur interesim për yllin nga skuadra e Napolit, Lorenzo Insigne.

Ylli i skuadrës italiane më herët kishte bërë të ditur se do të largohej nga Napoli nëse vije ndonjë ofertë që nuk mund të refuzohet.

Duket se deri më tani e vetmja ofertë ka ardhur nga Atletico Madrid, por që nuk ka mbushur syrin e drejtuesve të Napolit.

‘AS’ raporton se e vetmja skuadër që kërkon shërbimet e italianit është Atletico Madrid, që do të ofronte vetëm 50-60 milionë euro, transmeton lajmi.

Sigurisht se kjo shumë është larg asaj që kërkojnë drejtuesit e nënkampionëve të Italisë, pasi ata duan 100 milionë euro.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, është duke shpresuar se skuadra do ta ulë çmimin e lojtarit në 80 milionë euro.

Komento: