Atletico Madrid – Real Madrid, befasi në formacionet zyrtare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Atletico Madrid – Real Madrid, befasi në formacionet zyrtare

15:54 | 09 Shkurt 2019

Një super ndeshje na pret pas pak çastesh mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Atletico Madridi e pret në Wanda Metropolitano skuadrën rivale nga qyteti, Real Madridi nga ora 16:15.

Për këtë ndeshje Atletico do të kërkojë fitoren, ashtu si kundërshtarët që janë në ndjekje në tabelë.

Aktualisht Atletico gjenet në pozitë më të favorshme, pasi ka44 pikë në vendin e dytë dhe i duhet fitorja për të vazhduar luftën për titull.

Ndërkaq, Real Madridi do të kërkojë fitoren për t’u kthyer në garën për titull pasi gjendet tetë pikë larg kreut të tabelës ku qëndron Barcelona.

Formacioni i Atleticos: Oblak, Arias, Giménez, Godin, Hernandez, Partey, Saul, Correa, Lemar, Griezmann, Morata.

Formacioni i Realit: Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon, Casemiro, Kroos, Modric, Lucas, Vinicius, Benzema.

Komento: