Atletico Madrid zyrtarizon transferimin e super-mesfushorit

18:01 | 03 Korrik 2019

Hector Herrera është lojtari më i ri i Atletico Madrid.

Atletico Madrid ka përforcuar mesfushën me transferimin e futbollistit, Hector Herrera.

Skuadra madrilene ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Hector Herrera.

29 vjeçari do t’i bashkohet Ateltico Madridit si një lojtar i lirë.

Herrera sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Portos, me të cilët ka përfunduar bashkëpunimin më 30 qershor.

Reprezentuesi meksikan gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Pochuca në Meksikë.

Komento: