Atletico Madridi regjistron fitoren e gjashtë radhazi, mban në dy pikë diferencën me Realin.
Atletico Madridi po vazhdon me formën e mirë, teksa sonte regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone fitoi ndaj Almerias në ndeshjen e vlefshme për javë e 29-të.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano” përfundoi me rezultatin 2:1.
Antoine Griezmann ishte autor i të dy golave të fitores për vendasit. Francezi shënoi në minutat 5 dhe 44.
Golin e vetëm për mysafirët ishte Jose Maria Gimenez që e shënoi si autogol në minutën e 37-të.
Atletico Madridi pas kësaj fitore ka 62 pikë në pozitën e tretë, vetëm dy më pak se Real Madridi që është i dyti.
Almeria ndodhet në pozitën e 17-të me 30 pikë