Aty brenda nuk po e “formatin” shumë, por jashtë Londrimit i ndodh gjëja më e mirë e mundshme – do të lumturohet

23:00 | 28 Janar 2026

Formati më i ndjekur televiziv në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, ka konfirmuar edhe njëherë ndikimin dhe shtrirjen e tij përtej kufijve kombëtarë, duke u shndërruar në një fenomen që tërheq vëmendje edhe jashtë rajonit.

Së fundmi, një moment nga shtëpia e BBVK-së ka marrë jehonë të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, duke dëshmuar se dinamika dhe personazhet e këtij reality shoë-i arrijnë të komunikojnë me publikun edhe në vende shumë të largëta gjeografikisht.

Producentja e emisionit, Olsa Muhameti, së bashku me moderatorin Alaudin Hamiti, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale një mesazh interesant dhe mjaft domethënës, përmes të cilit zbulohet se banori i BBVK-së, Londrimi, është bërë viral në Brazil.

Ata kanë publikuar një reagim të ardhur nga një shikues brazilian, i cili ka shpërndarë në platformën “X” një moment të veçantë të Londrimit, duke e bërë atë pjesë të diskutimeve dhe shpërndarjeve në një treg krejtësisht tjetër mediatik.

Sipas mesazhit të ndarë nga Olsa dhe Alaudini, videoja në fjalë ka ngjallur kureshtje dhe interes te përdoruesit brazilianë të rrjeteve sociale, të cilët kanë reaguar ndaj sjelljes, energjisë apo situatës së krijuar nga Londrimi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ky fakt shihet si një tregues i qartë se përmbajtjet autentike dhe momentet spontane të këtij formati arrijnë të kapërcejnë barrierat gjuhësore dhe kulturore, duke u bërë të kuptueshme dhe tërheqëse për një audiencë globale.

Ky sukses i radhës vjen si një tjetër dëshmi e fuqisë që ka Big Brother VIP Kosova në krijimin e personazheve dhe momenteve që rezonojnë me publikun, jo vetëm në Kosovë dhe në diasporë, por edhe në vende ku formati nuk transmetohet drejtpërdrejt.

Viralesimi i Londrimit në Brazil shihet gjithashtu si një arritje simbolike për produksionin, duke treguar se BBVK po shndërrohet në një markë që tejkalon kufijtë lokalë dhe po hyn gradualisht në hartën e vëmendjes ndërkombëtare të rrjeteve sociale./ORAinfo/

Komento: