Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka dhënë edhe një lajm fantastik për tifozët.
Arsenal kanë fituar Kupën FA duke shënuar fitore 2:1 kundër Chelsea, për të fituar atë që është trofeu i parë i Arteta si trajner.
Në këtë ndeshje, 2 gola shënoi Pierre Emerick Aubameyang, ylli i skuadrës që lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Emirates’.
Lidhur me të ardhmen e lojtarit ka folur trajneri spanjoll, i cili ka gëzuar tifozët e Arsenal me deklaratat e tij.
“Ai e di se çfarë unë mendoj për të. Unë dua të ndërtoj skuadrën rreth tij”, ka thënë Arteta.
“Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë dhe tani ka të bëjë vetëm me finalizimin e marrëveshjes”, ka shtuar spanjolli.
Aubameyang ka qenë lojtari kryesor i Arsenal dhe largimi i tij do të ishte humbje shumë e madhe për ‘Gunners’.