Arta Vokshi Nallbani është kandidatja e PDK-së që synon të jetë pjesë e Kuvendit komunal të Pejës.
Ajo mban numrin 3 në listën për asamble komunale.
Arta ka përfunduar shkollën fillore ne Pejë duke vazhduar ne gjimnazin “Cambridge” ne drejtimin matematikor.
Është e diplomuar nga universiteti amerikan RIT ne drejtimet Management&Multimedia.
Njëherit është edhe auditore e certifikuar e kontabilitetit dhe posedon 4 vëllime poetike te saja.
Nallbani ka përvoja profesionale në degën e menagjmentit dhe ndërmarrësisë nëpër firma private të Pejës.
Momentalisht menagjon bizneset e saja dhe ato familjare.
Është angazhuar në moshë të re si aktiviste politike ne Partine Demokratike te Pejës ku zgjedhjet e fundit ishte edhe kandidate për deputete ne kuvendin e Kosovës.