Aurela Gaçe jep lajmin shokues

23:43 | 27 Maj 2022

Ajo është njëra nga artistet më shpërthyese në skenë.

Aurela Gaçe ka mërzitur fansat e saj të shumtë kudo ku ka shqiptar pas lajmërimit që bëri së fundmi.

Zëri unik i muzikës shqiptare përmes rrjeteve sociale ka lajmëruar se për një kohë do të qëndrojë larg muzikës për shkak të një problemi me kordat e zërit.

Këngëtarja ka ndarë një video në Instagram, përmes së cilës shpjegon se kordat janë ënjtur për shkak të këndimit live.

Ajo thotë se profesori William Riley e ka këshilluar që të mos këndojë për pak kohë live në mënyrë derisa të shërohet. Mes të tjerash, këngëtarja thekson se nuk është një problem shqetësues por duhet që të pushojë pak për të ruajtur shëndetin e kordave.

Komento: