Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Rusia akoma mund të shmang luftën.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të shmang “një luftë totale”.
“Presidenti rus Vladimir Putin akoma mund të shmang luftën totale”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes gjatë fillimit të diskutimit në Pentagon me ministrin ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.
Zyrtari amerikan ka porositur shefin e diplomacisë ukrainase, se SHBA-të do të vazhdojnë të kenë bashkëpunim të ngushtë me Kievin.
Para se gazetarët të përcillen nga dhoma, Kuleba tha: “Porosia ime është e qartë: Ukraina e fuqishme është kundërpërgjigja më e mirë për Rusinë”.