Kosova po synon të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.
Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.
Sipas agjencisë së lajmeve APA, Schallenberg ka deklaruar që pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Evropë”, transmeton Gazeta Express.
Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet për të siguruar një model të qëndrueshme jete në Evropë.
“Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak.
Kjo deklaratë e Schallenberg është raportuar në disa media serbe.
Serbia, gjatë ditëve të fundit, ka bërë përpjekje të pareshtura diplomatike për ta minuar mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate evropiane.
Ndryshe, aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt sot sot në Torino të Italisë.