Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indi.
Një autobus është përplasur në veri të Indisë duke lënë 29 të vdekur. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës dhe raportohet se autobusi po ecte me shpejtësi të madhe.
Zëdhënësi i qeverisë indiane, Awanish Awasthi, tha se shumica e udhëtarëve po flinin kur aksidenti ndodhi në autostradën Yamuna në afërsi të Agrës.
Autobusi po udhëtonte drejt New Delhi. Ai u përplas me bordurën e autostradës dhe ra në një kanal.
Ndërsa të paktën 18 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nuk dihet ende nëse shoferi është mes të vdekurve.
Shkaku i aksidentit po hetohet nga autoritetet.
India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, me rreth 150,000 të vrarë dhe 470,000 të plagosur çdo vit.