Autobusi kosovar aksidentohet në Kroaci, kompania: Pasagjerët nuk u lënduan

20:06 | 24 Janar 2024


Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e sotme, në Kroaci.

Nga kompania “Deva Tours” kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë pësuar lëndime trupore dhe po vazhdojnë me një autobus tjetër.

“Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit” – kanë thënë shkurt nga kompania për Gazetën Sinjali.

Akoma nuk dihet se cili është shkaktari i aksidentit.

Komento: