Autobusi me turistë nga Shqipëria aksidentohet në Itali, 16 të lënduar

18:37 | 20 Korrik 2024
autobusi-me-turiste-nga-shqiperia-aksidentohet-ne-itali,-16-te-lenduar

Një autobus me turistë nga Shqipëria, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, pasditen e sotme rreth orës 16:00. Ngjarja ka ndodhur në Catania, Itali.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por dyshohet se ka pasur një defekt me frenat, sipas medieve italiane.

Ekipet mjekësore, karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto ndodhen në vendngjarje. 16 persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht asnjëri nuk është në gjendje të rëndë.

Komento: