Autobusit të pelegrinëve i këputen frenat dhe përplaset në ndërtesë, 19 të vdekur në Meksikë.
Një aksident tragjik ka ndodhur në Meksikë, ku 19 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur. Mediat vendase raportojnë se një autobusi që transportonte pelegrinët nga shteti Michoacan për në shenjtëroren e Chalma, 50 kilometra nga Mexico City, i janë këputur frenat dhe shoferi nuk ka munduar të shmangë përplasjen me një ndërtesë.
Autoritetet e shtetit të Meksikës raportuan se shoferi kuptoi se çfarë po ndodhte përgjatë zbritjejes midis komunave Joquicingo dhe Malinalco, por nuk mundi të shmangte aksidentin.
Mediat vendase raportojnë se disa viktima janë bllokuar në llamarina, ndërsa të plagosurit po transportoheshin në spitalet e afërta me autoambulanca dhe dy helikopterë, raporon A2news.
Shumë meksikanë shkojnë në pelegrinazhin fetar në kohën që afrohet 12 dhjetori, dita e Virgjëreshës së Guadalupe. Chalma ishte një vend i shenjtë në periudhën parahispanike, përpara pushtimit të vitit 1521. Pas mbërritjes së spanjollëve, sipas besimtarëve, një kryq u shfaq mrekullisht në një shpellë që i ishte kushtuar një hyjnie aztek, duke e bërë Chalma-n një vend për pelegrinët katolikë.