Automjetet ushtarake amerikane për Ushtrinë e Kosovës, Serbia në panik

09:49 | 10 Dhjetor 2018

Kanë ardhur edhe disa mjete ushtarake ameriake për Ushtrinë e Kosovës.

E kjo gjë ka bërë që të ketë reagime të ndryshme nga mediat serbe.

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë arritur në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është paraparë të mbahet më 14 dhjetor.

Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’.

Ardhja e këtyre automjeteve ushtarake amerikane në Kosovë ka zgjuar sot reagime të shumta nga mediat serbe.

“14 dhjetori është dita e cila mban në ankth serbët, shqiptarët po armatosen”, shkruan portal serb “Alo.rs”.

“Në Kosovë kanë mbërritur automjeke të blinduara ushtarake”, shton “Telegraf.rs”.

Kurse, “Kurir” raporton se: “Në Kosovë kanë arritur Humvee të blinduar”.

Komento: