Automjeti i vjedhur dje në Prizren gjendet në Mitrovicë

09:37 | 19 Janar 2023

Dje (18 janar), një person nga fshati Shpenadi i Prizrenit ka raportuar në polici së në orët e hershme të mëngjesit i është vjedhur automjeti-kombi WV Crafter me mjete pune në të.

Vlera e automjetit së bashku me pajisjet vlerësohet të jetë 30.000 euro.

Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet.

Të njëjtën ditë, në bashkëpunim me qytetar, automjeti-kombi i vjedhur në Prizren është gjet në Mitrovicë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe kombi është sekuestruar. Automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë do ti kthehet pronarit.

Komento: