
Policia e Shkodrës ka arrestuar drejtuesin 32-vjeçar të automjetit që doli nga rruga dhe ra nga ura në liqen në aksin Mjedë-Spathar.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.
Uniformat blu bëjnë me dije se, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.