Autori i masakrës në Zelandën e Re kishte cak Merkelin dhe Erdoganin

19:33 | 15 Mars 2019

Tarrant nuk tregoi keqardhje për veprimet e tij në postet e tij.

Një seri postesh nga ana e një burri australian të lidhur me sulmet e Christchurch gjatë dy ditëve të fundit po ndihmojnë policinë të bashkojë rrjedhën e ngjarjeve.

Sipas mediave të huaja, Brad Tarrant i cili me gjakftohtësi privoi nga jeta 49 besimtarë brenda xhamisë Al Noor në qytetin Christchurch në Zelandë të Re, kishte filmuar gjithçka live në Facebook.

Brenton Tarrant, 28 vjeç, postoi fotografi të arsenalit të tij përkrah manifestit 74 faqesh ku e përshkroi veten si “një njeri i zakonshëm i bardhë, 28 vjeç. I lindur në Australi në një familje me të ardhura të ulëta”.

Ai tha se dy ngjarje shkaktuan sulmin e vetë-përshkruar të hakmarrjes – “Terrori i kamionit në vitin 2017 në Suedi… dhe rezultati i zgjedhjeve franceze në të njëjtin vit”.

Në poste ai foli gjerësisht për “supremacinë e bardhë”, “normat e fertilitetit” dhe “pushtuesit e huaj”, duke e quajtur veten një “luftëtar në uniformë në një luftë”.

Kryeministri Scott Morrison, megjithatë, i dha atij një emër tjetër, duke e quajtur Tarrantin “një terrorist i dhunshëm, ekstremist i djathtë”.

Tarrant nuk tregoi keqardhje për veprimet e tij në postet e tij.

“Do të doja të kisha qëlluar më shumë pushtues, dhe më shumë tradhtarë”, tha ai. “Asnjë grup nuk urdhëroi sulmin tim, e mora vetë vendimin”.

“Zelanda e Re nuk ishte zgjedhja origjinale për sulmin, unë arrita në Zelandën e Re vetëm për të jetuar përkohësisht ndërsa planifikova dhe stërvitesha”.

“Fillova të planifikoj një sulm rreth dy vjet më parë dhe një sulm në Christchurch tre muaj më parë”. “Fillimisht xhamia në Dunedin ishte objektivi kryesor”. “Është një sulm. Unë jam një racist”.

Përkundër këtyre, sipas theëest.com.au, përcjell Telegrafi, ai kishte edhe objektiva të tjerë, përfshirë figura të njohura botërore.

Siç thuhet tutje, ndër objektivat ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti turk Rexhep Erdogan, si dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan.

Ndër heronjtë e tij, Tarrant e renditi Anders Breivik, i cili vrau 77 njerëz në Norvegji në vitin 2011.

Në manifestin e tij të çuditshëm ai foli për tema shumë të palidhura, duke përfshirë kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu tha se shpresonte të mbijetonte sulmin dhe se ai kishte ndërmend të deklarohej jo fajtor.

Por ai, shkoi shumë larg – parashikoi se do të lirohet nga burgu pas 27 vjetësh, ashtu si Nelson Mandela dhe pretendoi se ai meritonte një Çmim Nobel për Paqe.

Komento: