Autori i sulmit “Bondi” akuzohet për 15 vrasje

09:26 | 17 Dhjetor 2025
Autori i sulmit “Bondi” akuzohet për 15 vrasje

Naveed Akram, autori i të shtënave masive të së dielës në Bondi Beach në Sydney, është akuzuar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një për kryerjen e një akti terrorist, sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor.

Personi tjetër i armatosur, babai i tij Sajid Akram, 50 vjeç, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në vendngjarje, shkruan BBC.

Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin, i cili kishte në shënjestër komunitetin hebre të Australisë në një aktivitet që festonte natën e parë të Hanukkah.

Ishte të shtënat më vdekjeprurëse në vend që nga viti 1996.

Komento: