Autoritetet maqedonase: Ende s’kanë hasur në trupat e familjes kosovare që ra në lumë

12:58 | 18 Qershor 2023

Autoritetet maqedonase thonë se ende s’kanë hasur në trupat e familjes kosovare që ra në lumë.

Në vendin ku dyshohet se kanë rënë një veturë me targa kosovare është duke vazhduar kërkimi.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Maqedoninë e Veriut, kërkimi është duke vazhduar në një gjatësi prej 3,5 deri në 5 km nga rrjedha e lumit. Në këtë kërkim po marrin pjesë ekipet e Kërkim Shpëtimit nga Maqedonia e Veriut, Ministria e Brendshme e RMV, Forca e Sigurisë së Kosovës, policitë e të dyja vendeve si dhe ekipe vullnetare nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

“Niveli i lartë i ujit në lumin Lepenci ka vështirësuar dukshëm procesin por në krahasim me ditën e djeshme sot niveli i ujit është për 50 cm më i ulët, presim të kemi sukses në gjetjen e veturës dhe tre personave që ndodheshin në të, momentalisht nuk kemi gjurmë, por kërkimi do vazhdojë deri në gjetjen e tyre”, ka thënë për Klan Kosova Bekim Maksuti, drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në RMV.

Komento: