Dyshuan se është person tjetër, autoritetet serbe ndalojnë dhe më pas lirojnë 25-vjeçarin nga Kosova.
Tefik Sejdiu, ishte ndaluar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi.
25-vjeçari nga Kosova u ndalua nën dyshimin se ishte një person tjetër i kërkuar nga Serbia.
Të afërmit thanë për Klankosova se ai u lirua pasi dha deklaratë dhe u vërtetua se nuk ishte personi i kërkuar.