AKK ende pa bord – A po ndikon kjo në rritjen e çmimeve.
Numër i madh i produktete ushqimore bazë dhe shumë shërbimeve të tjera në vend kanë pësuar rritje çmimesh në dy muajt e fundit. Qytetarët kanë adresuar ankesat e tyre në Autoritetin e Konkurrencës për ngritjen e çmimeve.
Ngritja e çmimeve të artikujve ushqimorë është fenomeni që së fundi ka ngjallur shume reagime të qytetarëve.
Duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta të familjeve kosovare, çmime të tilla po janë vështirë të përballueshme.
Shqetësimet dhe pakënaqësitë e konsumatorëve dhe tregtarëve janë adresuar tash e disa herë te Qeveria e Kosovës.
Përveç saj, ankesat për këto ngritje janë adresuar edhe në Autoritetin e Konkurrencës të Kosovës.
Meqenëse ky institucion tash e një kohë nuk ka bord drejtues ndaj është pohuar që ngritjet e çmimeve mund të mos monitorohen për këtë arsye.
Mirëpo rolin e AKK-së në tregun ekonomik e shpjegon Valon Prestisha, ish-kryetar i Bordit.
Prestreshi theksoi që është ligji për tregun e ekonomisë së lirë ai që i rregullon çmimoret e produkteve, por duke mos anashkaluar edhe mundësinë që kompanitë prodhuese mund të kenë bërë marrëveshje për ngritje të tilla.
Ngritjet e artikujve ushqimorë dhe shërbimeve esenciale kanë filluar tash e dy muaj.