Autoriteti i Konkurrencës: Grupi Punues ka dalë ne terren, po grumbullojnë të dhëna

08:34 | 08 Maj 2024
autoriteti-i-konkurrences:-grupi-punues-ka-dale-ne-terren,-po-grumbullojne-te-dhena


Ky dallim i madh në çmimin e naftës dhe derivateve të saj nga e njëjta kompani e ka aktivizuar edhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. Këta të fundit kanë deklaruar për Front Online se tashmë kanë iniciuar rast dhe kanë krijuar krijuar një grup punues për të hulumtuar dhe mbledhur faktet e nevojshme për rastin në fjalë.

“Grupi punues ka dalë në terren dhe kësisoj jemi në fazën e grumbullimit dhe analizimit të të dhënave që i kemi siguruar deri më tani. Tani për tani është shumë herët të flitet për ndonjë gjobë apo fazë hetuese për shkak se jemi ende në fazën mbledhjes dhe analizimit të të dhënave”, u shprehen për Front Online.

Autoriteti nuk ka dhënë më shumë detaje me arsyetimin se nuk duan të ndikojnë në epilogun e rastit.

“Që të mos ketë interferim për epilogun e fundit të këtij rasti, nuk mund të ju japim në këtë fazë të dhëna më të hollësishme rreth procedurës. Në momentin që kalojmë në fazat tjera, sigurisht që do të njoftoheni si media”, thanë nga Autoriteti i Konkurrencës.

Komento: