Autostrada Durrës–Tiranë vazhdon të jetë e përmbytur, trafik kilometrik automjetesh

19:56 | 06 Janar 2026
Autostrada Durrës–Tiranë vazhdon të jetë e përmbytur, trafik kilometrik automjetesh

Vazhdon të jetë e përmbytur autostrada Durrës-Tiranë mbrëmjen e së martës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Si pasojë, është krijuar trafik i rënduar kilometrik, ku me dhjetëra mjete kanë mbetura në radhë për orë të tëra, raporton “Euronews”.

Durrësi është qyteti më i prekur këtë të martë nga përmbytjet. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona të qytetit.

Në një pallat në zonën e portit të Durrësit, niveli i ujit arriti pranë aparateve të energjisë elektrike duke rrezikuar jetën e banorëve. Shumë rrugë u pushtuan nga uji ndërsa makinat e parkuara u përmbytën gjithashtu. Përmbytje pati edhe në burgun e Durrësit, ku disa qeli u mbushën me ujë.

Komento: