“Autostrada Prishtinë-Gjilan, premtimi i Kurtit ishte gabim”, Haziri-Aliut: Kjo Qeveri po e dështon me qëllim Anamoravën

19:37 | 03 Tetor 2024
“autostrada-prishtine-gjilan,-premtimi-i-kurtit-ishte-gabim”,-haziri-aliut:-kjo-qeveri-po-e-deshton-me-qellim-anamoraven

Nënkryetari i LDK’së,  Lutfi Haziri, i cili ishte edhe kryetar i Gjilanit ka komentuar deklaratën e mbrëmshmetë ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se përveç kësaj, Aliu duhet ta pranojë se gabim është edhe mospranimi i dështimit në Stadiumin e Qytetit, deshtimi i ndërtimit dhe vonesa e rrugëve regjionale e impiantit për trajtim të ujërave të zeza.

“Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme.

Shantazhi dhe kërcënimi i z.Hyseni ndaj Kuvendit Konunal është mospranim i gabimeve dhe vonesave të tij në dështimet në Gjilan. Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim!”, shkroi Haziri.

Komento: