
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në ruajtjen e ushqimeve, për shkak të ngritjes së temperaturave.
Në reagim, shtohet se, me thirrje i është drejtuar edhe, të gjithë atyre që merren me ushqim, si, me prodhim, përpunim, ruajtje, transport, deponim, shpërndarje, tregtim, që të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe kushtet sipas standardeve te sigurisë ushqimore.
‘’ Po ashtu kërkojmë nga të gjithë qytetarët konsumatorë që të tregojnë kujdes gjatë blerjes të bëjnë kujdes, nga momenti i blerjes transporti i produktve deri ne shtëpi dhe ruajtja e tyre në kuzhina deri tek konsumimi. Secili produkt ushqimorë i cili kërkon kushte specifike të ruajtjes, e ka të deklaruar temperaturën ruajtëse në etiketim. Produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta janë produktet me prejardhje shtazore, po kujdesi duhet te ketë edhe ndaj produktet tjera të cilat e kanë të specifikuar ruajtjen ne dekleracion në temperaturë të caktuar. Vetë jetëgjatësia e produktit është e lidhur me kushtet e ruajtjes’’, thuhet mes tjerash në reagim.
Postimi:
Prishtinë, 26.06.2026
Thirrje për kujdes në ruajtje të ushqimeve për shkak të ngritjes se temperaturave
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bënë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik qe merren me ushqime. Në çfarëdo hallke të zinxhirit ushqimorë, prodhim, përpunim, ruajtje, transport, deponim, shpërndarje, tregtim. Bizneset e gastronomisë qe merren me përgatitjen e ushqimit, përfshirë restorantet, hotelet, sallat e dasmave, marketet, furrat, qebaptoret, fast-food-et dhe subjektet e tjera në kontakt me ushqimin. Të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe kushtet sipas standardeve te sigurisë ushqimore. Në veçanti tani me ngritjen e temperaturave. Ruajtja e produkteve ushqimore në temperaturat e përcaktuara me etiketë të produktit.
Kontrollimi i rregullt i pajisjeve ftohëse dhe ngrirëse për të siguruar ruajtje të duhur. Zbatimi në përpikëri i masave të vetëkontrollit.
Po ashtu kërkojmë nga të gjithë qytetarët konsumatorë që të tregojnë kujdes gjatë blerjes të bëjnë kujdes, nga momenti i blerjes transporti i produktve deri ne shtëpi dhe ruajtja e tyre në kuzhina deri tek konsumimi. Secili produkt ushqimorë i cili kërkon kushte specifike të ruajtjes, e ka të deklaruar temperaturën ruajtëse në etiketim. Produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta janë produktet me prejardhje shtazore, po kujdesi duhet te ketë edhe ndaj produktet tjera të cilat e kanë të specifikuar ruajtjen ne dekleracion në temperaturë të caktuar. Vetë jetëgjatësia e produktit është e lidhur me kushtet e ruajtjes.
Siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët, andaj secili duhet ta ndjejë vetën përgjegjës për ruajtje të ushqimeve në secilin rast. Vetëm përmes respektimit të rregullave dhe kujdesit mund të parandalojmë rastet e helmimeve ushqimore dhe të mbrojmë shëndetin e konsumatorëve. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të intensifikojë kontrollet gjatë periudhës se verës për të mbikëqyrë respektimin e kërkesave ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Asnjë shkelje nuk do të tolerohet.
Shëndeti publikë është i varur nga siguria ushqimore, ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt!