Avdiu për Qeverinë Kurti: Premtonin banesa për çiftet e reja, ama po i vështirësojnë mi mbajtë këto që i kemi

09:14 | 25 January 2023

Zana Avdiu, aktiviste kosovare ka komentuar për çështjen e rritjes së tatimit në pronë duke ironizuar me premtimet e dikurshme të Qeverisë Kurti.

Avdiu ka shkruar se sikreu i LVV-së, Albin Kurti, tanimë kryeministër i vendit, dikur premtonte se do të ndërtojnë banesa për çiftet e lira me një çmim shumë më të lirë sesa që variojnë tani.

Me anë të postimit Avdiu thotë se shteti përmes rritjes së tatimit në pronë, po ua vështirëson jetën qytetarëve që t’i mbajnë edhe banesat që veçse i posedojnë në pronësi.

“Premtojshin banesa/shtepi per ciftet e reja, e mundesi te lehta banimi.. amaa, po e veshtiresojne mi mbajte edhe keto qe i kemi… Kap more shkoni bleni gjilpana e mjete higjienike per QKUK, se u bome rezil… e mos ua veshtiresoni edhe tutje jeten atyne pak njerezve qe jane mete ketu”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Komento: