Ideja për shkëmbim territoresh është bërë mollë sherri mes deputetëve të LDK-së dhe presidentit Hashim Thaçit.
Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas deklarimeve të këtij të fundit, se idenë për korrigjim të kufirit fillimisht e ka mësuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Hoti tha se Thaçi nuk mund të përligj veprime e veta kundër Kushtetutës duke u thirrë në atë se çfarë ka thënë Rugova.
“Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës. Kjo është e vërteta. Presidenti aktual nuk mund të thirret në deklarimet e Presidentit Rugova për të përligjur aktet e veta kundër kushtetuese”, ka thënë Hoti, shkruan ORAInfo.
Ai po ashtu ka shtuar disa fotografi ku thotë: Lexoni ne vijim se cfare thote Presidenti Rugova ne nje interviste per gazeten “Zeri”, te cilen e ka zhvilluar keshilltari aktual i Presidentit Thaci, z.Blerim Shala ne vitin 2004. Le ta pyet z.Shala, te cilin e ka ne zyre.
Statusi i plotë i Hotit:
Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idene e ndarjes territoriale te Kosoves. Kjo eshte e verteta.
Presidenti aktual nuk mund te thirret ne deklarimet e Presidentit Rugova per te perligjur aktet e veta kunderkushtetuese.
Lexoni ne vijim se cfare thote Presidenti Rugova ne nje interviste per gazeten “Zeri”, te cilen e ka zhvilluar keshilltari aktual i Presidentit Thaci, z.Blerim Shala ne vitin 2004. Le ta pyet z.Shala, te cilin e ka ne zyre.