Avdullah Hoti akuzon PSD-në se kanë koalicion me PAN-in

10:54 | 15 December 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se partia e tij nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun. Theksoi se rezoluta e PSD-së është e dështuar dhe se kjo parti ka koalicion të fshehur me PAN-in.

Përsëriti se Qeveria nuk ka legjitimet dhe nuk mund të zhvillojë dialog.

Ditë më parë Avdullah Hoti, ka thënë se vendi duhet të ketë zgjedhje e jo bashkëngjitje të opozitës në dialogun me Serbinë.

Reagimi i Hotit ka ardhur pas propozimit të PSD’së se opozita duhet të bëhet pjesë e dialogut përmes votimit të Rezolutës në të cilën pozita dhe opozita bashkëkryesojnë dialogun.

LDK po kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për dialogun do të mbahet sot në orën 14:00./

Komento: