Avdullah Hoti: Bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese

04:38 | 11 November 2024
avdullah-hoti:-bashke-me-mergaten-tone-do-ta-sjellim-ldk-ne-si-parti-fituese

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se është themeluar nëndega e kësaj partie në Nürnberg të Gjermanisë, ku kryetar u zgjodh Faruk Tafaj dhe nënkryetar Hamëz Morina.

Ai thotë se bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese dhe Kosovës do t’i ofrojmë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja.

Postimi i tij:

Ishte kënaqësi të jem pjesëmarrës në themelimin e nëndegës së LDK-së në Nürnberg të Gjermanisë.

Bashkë me kryetaren e degës së LDK-së në Bayern, znj. Saranda S. Musliu, ishim pjesë e kuvendit të nëndegës së LDK-së në Nürnberg. Përmes një procesi shembull, të hapur e demokratik, anëtarët votuan për kryesinë e re. Me votë unanime, për kryetar u zgjodh z.Faruk Tafaj dhe nënkryetar Hamëz Morina. Uroj që bashkë të punojnë për fitoren e madhe të diasporës dhe LDK-së.

Bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese dhe Kosovës do t’i ofrojmë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja.

Zoti e bekoftë mërgatën tonë!

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Komento: