Avdullah Hoti jep detaje për marrëveshjen për investimet amerikane në Kosovë

09:53 | 06 Shkurt 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, thotë se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në.

Hoti thotë se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Se marrëveshja ka hyrë në fuqi e ka bërë të ditur vetë DFC përmes një njoftimi zyrtar në “twitter’, i cili është rishpërndarë edhe nga faqja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Postimi i Hotit:

Kosova formalizon edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit, pas marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në.

Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Komento: