Avdullah Hoti: LDK-ja është e përhershme, ashtu si Republika e Kosovës

12:24 | 23 Dhjetor 2023
avdullah-hoti:-ldk-ja-eshte-e-perhershme,-ashtu-si-republika-e-kosoves

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një dedikim  për 34-vjetorin e themelimit të LDK-së.

Ai ka uruar aktivistët, simpatizantëve dhe gjithë ata që për 34 vite kontribuuan për këtë pati.

Ai ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është e përhershme ashtu siç është Republika e Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës sot kremton 34 vjetorin e themelimit. Intelektualë dhe patriotë, burra e gra të guximshëm, më 23 Dhjetor 1989 u mblodhën me një qëllim dhe vizion të qartë, themelimin e lëvizjes më të madhe politike, të prirë nga ati themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti Rugova. Shtëpia politike e Presidentit Rugova shumë shpejt u bë shtëpia e të gjithëve, orientimi politik i LDK-së dhe rruga e vetme, e cila i siguronte popullit atë që ëndërronte, LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI. Lidhja Demokratike e Kosovës është e përhershme ashtu siç është Republika e Kosovës!”, ka shkruar Hoti.

Komento: