Avdullah Hoti: Liria e mediave u cënua nga pushteti, jemi për 24 pozita më keq; kjo duhet të marrë fund

16:56 | 08 Dhjetor 2025
Avdullah Hoti: Liria e mediave u cënua nga pushteti, jemi për 24 pozita më keq; kjo duhet të marrë fund

Ish-Kryeministri i Kosovës, tash kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me rënien e Kosovës nëpër indekset kredibile ndërkombëtare, për liri të medias. Sipas Hotit, kjo rënie ndodhi për disa faktorë, por të gjitha të lidhura me qëllimin e pushtetit, për ta ndalur fjalën e lirë. Sipas Hotit një gjë e tillë duhet të marrë fund.

E plotë:

Liria e mediave në Kosovë është cenuar në vitet e fundit dhe kjo vërehet qartë, si në rangimin ndërkombëtar të Kosovës, e gjithashtu edhe në indeksin e përgjithshëm sa i përket lirisë së shtypit. Mes vitit 2024 dhe 2025, Kosova ka rënë për 24 pozita në rangimin ndërkombëtar në lirinë e shtypit.
Ky përkeqësim i lirisë së shtypit sigurisht se nuk ka ndodhur përmes ndryshimit të ligjeve, sepse Kushtetuta nuk e lejon. Sikur këta të kishin mundësi, duke pasur parasysh mentalitetin qeverisës që kanë, ndoshta do ta kishin ndryshuar edhe kushtetutën e ligjet për të ndaluar çdo kritikë ndaj tyre.
Përkeqësimi i situatës është rezultat i:
– sulmeve të vazhdueshme të pushtetit ndaj mediave,
– tentimit për të mbyllur njërin nga mediumet kryesore në vend, që u ndaluar nga gjykata,
– ndërhyrjes në mediumin e vetëm publik,
– mosdhënies llogari të qeverisë para publikut përmes mediave,
– mospërgjigjes nga ana e institucioneve në pyetjet e gazetareve, që dëshmohet me vendimet e KPM-së dhe dënimet që kanë paguar institucionet për mospërgjigje etj.
Kjo duhet të marrë fund. Liria e medias është liri elementare e garantuar me kushtetutë.

Komento: